Driton Maliqi, autor i librit të ri My English Cup of Tea apo ‘Çaji anglez’, thotë se në vitin 1998, kur ai vendosi të largohej nga Kosova, shpresa e tij ishte një e ardhme më e mirë dhe mundësia për të ndihmuar vendin e tij prej nga ku do të shkonte. Libri përshkruan përpjekjet e autorit për të mbërritur në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe si dhe qëndrimin e tij në atë shtet, ku ai kërkoi strehim politik. Zoti Maliqi tani jeton në Montreal të Kanadasë dhe kolegu Julian Zyla bisedoi me të nëpërmjet Skypit.
Botohet libri ‘My English Cup of Tea’ i autorit Driton Maliqi
- Julian Zyla
