Lidhje

Një ndeshje e fortë boksi: Mayweather mund McGregorin


Një Floyd Mayweather i papërmbajtshëm fitoi me knockout ndaj kampionit të arteve marciale Conor McGregor në ndeshjen që u zhvillua të shtunën mbrëma në Las Vegas. Fitorja e tij e konfirmon tashmë atë si një ndër boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

McGregor ishte mburrur se do ta mundëte që në fillim 40-vjeçarin amerikan, por u shfaq me mangësi teknike në ring. Mayweather arriti një rezultat më të mirë edhe se kampioni i peshave të rënda, Rocky Marciano, për numrin e ndjeshjeve të fituara pa asnjë humbje.

Ndërsa ndeshja mendohet se ka sjellë të ardhurat më të mëdha krahasuar me të gjitha ndeshjet e mëparshme të boksit, Mayweather gjithashtu bëri të qartë se kjo do të ishte ndeshja e tij e fundit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG