Lidhje

Bratislavë, protestë kundër "Islamizimit të Evropës"


Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në Bratislavë kundër asaj që ata e quajnë “islamizim i Evropës'' dhe për të kundërshtuar planin e Bashkimit Evropian që vendet anëtare të ndajnë barrën në rritje të azilkërkuesve.

Policia thotë se rreth 300 protestues sulmuan spektatorët në një garë çiklizmi dhe u përleshën me policinë. Gara Downhill World Tour Bratislava 2015 u ndërpre.

Protestuesit, kryesisht ekstremistë të krahut të djathtë, u përpoqën gjithashtu të sulmojnë një demonstratë të vogël në favor të refugjatëve.

Zëdhënësja e policisë Tatiana Kurucova tha se dhjetra persona u arrestuan ndërsa tre policë pësuar dëmtime.

Protestuesit dënuan një plan të BE-së për të ndarë në mes të shteteve anëtare barrën e refugjatëve që vijnë kryesisht në Itali dhe Greqi.

Sllovakia pritet të pranojë 785 refugjatë, edhe pse qeveria e kundërshton planin.

XS
SM
MD
LG