Lidhje

Brazil, në pritje të vendimit për ish-presidentin da Silva


Gjykata e Lartë e Brazilit pritet të vendosë sot nëse ish-presidenti Luiz Inacio Lula da Silva do të vuajë një dënim me burg prej 12 vjetësh për korrupsion.

Dje në mbrëmje me mijëra brazilianë demonstruan në qytetin më të madh të vendit San Paolo, pro burgosjes së tij.

Protestuesit kërkuan gjithashtu që Lula të ndalohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të 7 tetorit, sondazhet për të cilat e tregojnë kryesues politikanin e majtë, pavarësisht problemeve të tij ligjore.

Vitin e kaluar 72 vjeçari Lula u dënua me 12 vjet burgim për pranimin e një apartamenti në bregdet si ryshfet nga një kompani e madhe ndërtimi që kërkonte kontrata qeveritare.

Ai e apeloi vendimin në një gjykatë më të ulët, por e humbi çështjen.

XS
SM
MD
LG