Lidhje

Brazil: Zgjedhjet presidenciale drejt balotazhit


Në Brazil, kandidati i së djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me 46 për qind të votave, Por fitorja e papritur nuk ishte e mjaftueshme për shmangien e një balotazhi më 28 tetor.

63 vjeçari Bolsonaro, kryesonte garën zgjedhore, një zhvillim i papritur dhe ishte shumë pranë fitores së 50 për qind të votave që i duheshin për t’u bërë president pa një raound të dytë.

Ai është një ish-kapiten i ushtrisë që ka vlerësuar diktaturën ushtarake të dikurshme të vendit, dhe ka ofenduar gratë dhe komunitetit LGBT, si edhe popullsinë me ngjyrë dhe indigjene të vendit. Ai i pati thënë një politikaneje, se ishte aq e shëmtuar saqë ai nuk do të mund ta përdhunonte dhe është shprehur se nuk do të kishte mundur ta donte një djalë homoseksual.

Pikëpamjet e tij kanë bërë që ta quajnë “Trumpi tropical”. Ai ka premtuar gjithashtu masa të forta ndaj krimit, duke zbutur kontrollin mbi forcat e policisë të Brazilit që edhe pa këtë zbutje kanë qenë shumë të ashpra.

Zgjedhjet në vendin me ekonominë më të madhe në Amerikën Latine, pasojnë një nga skandalet e korrupsionit politik më masive në histprinë e Amerikës Latine.

Rivali më i afërt i zotit Bolsonaro ishte kandidati i majtë, Fernando Haddad, që fitoi 28 për qind të votave. Zoti Haddad kandidon në vend të ish-presidentit Luiz Inacio da Silva, që është në burg dhe nuk i lejohet të kandidojë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG