Lidhje

Të paktën 6 të vrarë nga përmbytjet në Brazil


Shiu intensiv dhe përmbytjet në Brazilin juglindor kanë shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë njerëzve dhe largimin e 40 mijë njerëzve të tjerë nga shtëpitë e tyre.

Zyrtarët e mbrojtjes civile thonë se shiu i madh që filloi javën e kaluar e ka shkaktuar dëme të mëdha në 45 komuna braziliane, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Disa rrugë kryesore janë dëmtuar nga reshjet e furishme të shiut, ndërsa rrugë të tjera janë përmbytur.

Në 24 orë, 130 milimetra shi ka rënë në shtetin Espirito Santo.
Garda Kombëtare Braziliane të dielën u dislokua për të ndihmuar autoritetet shtetërore, veçanërisht në situatat e kërkim shpëtimit.
XS
SM
MD
LG