Lidhje

Presidentja e Brazilit, një hap më pranë shkarkimit


Partia më e madhe në Brazil u tërhoq nga aleanca me partinë në pushtet të presidentes Dilma Rousseff, një vendim që e çon presidenten një hap më pranë shkarkimit nga posti. Lëvizja për Demokraci në Brazil, bëri të ditur se 6 anëtarë të kabinetit dhe rreth 600 punonjës të administratës nga kjo parti do të japin dorëheqjen. Dhoma e Ulët e parlamentit ka filluar procedurat për shkarkimin e presidentes Rousseff nën akuzat se ajo ka shkelur ligjet fiskale duke ndryshuar buxhetin.

Në në zhvillim tjetër, shoqata e avokatëve të Brazilit depozitoi një kërkesë në parlament ku i kërkon ligjvenësve ta akuzojnë presidenten me pengim të drejtësisë lidhur me hetimet e një skandali të madh korrupsioni me firmën e naftës Petrobras, pronë shtetërore. Në se dhoma e ulët vendos për shkarkimin e saj, presidentja Rousseff do të pezullohet nga detyra deri në përfundim të gjyqit në Senat. Ajo do të zëvendësohet nga nën presidenti Michel Temer, udhëheqësi i Lëvizjes për Demokraci. Votimi pritet në muajin prill.

XS
SM
MD
LG