Lidhje

Brazil: Haddad në vend të ish-presidentit Lula si kandidat presidencial


Partia e Punëtorëve të Brazilit zëvendësoi ish-presidentin Luiz Inacio Lula da Silva me Fernando Haddad-in, si kandidat për zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.

Vendimi erdhi pasi da Silva nuk apeloi një vendim gjyqësor, që e ndalon atë të kandidojë. Ai po vuan një dënim prej 12 vitesh burg për korrupsion.

Partia e Punëtorëve e njoftoi të martën kandidimin për president të Fernando Haddad-it, gjatë një tubimi që u mbajt jashtë burgut ku po vuan dënimin ish-presidenti da Silva, në San Paolo.

Da Silva, i cili vazhdon të gëzojë një mbështetje të gjerë, ka dhënë miratimin e tij për Fernando Haddad-in dhe Partia e Punëtorëve shpreson se kjo do ta ngjisë atë në renditjen që parashikojnë sondazhet.

Aktualisht Fernando Haddad renditet pas kandidatin nacionalist Jair Bolsonaro, i cili u godit me thikë në stomak gjatë një tubimi javën e kaluar. Ai vazhdon të qëndrojë në spital për trajtim.

Zgjedhjet presidenciale në Brazil do të mbahen më 7 tetor. Nëse asnjë kandidat nuk fiton shumicën e votave, balotazhi pritet të mbahet më 28 tetor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG