Qindra brazilianë po protestojnë sot në mbarë vendin, disa orë para hapjes së Kampionatit Botëror. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Rio De Zhaneiro, Scott Bob njofton se qindra vetë u mblodhën në qendër të qytetit për të protestuar ndaj politikave sociale dhe shpenzimit të miliarda dollarëve për stadiume. Në San Paulo, dhjetra protestues u përleshën me policinë në afërsi të stadiumit Corinthians, ku do të zhvillohet takimi i hapjes Brazil – Kroaci. Qeveria braziliane ka shpenzuar 11.5 miliardë dollarë për t’u përgatitur për Botërorin. Brazili synon të fitojë titullin kampion për herë të 6. Për herë të fundit ai e ka fituar atë në vitin 2002.