Lidhje

BE miraton rezolutë për etapat e BREXIT-it


Ligjvënësit e BE-së miratuan sot një rezolutë, që kërkon zhvillimin e një procesi bisedimesh me faza për shkëputjen e Britanisë nga grupi. Por Londra dëshironte që bisedimet e daljes nga BE-ja dhe diskutimet për tregtinë që do të zhvillojë në të ardhmen me grupin të ndodhnin paralelisht.

Ligjvënësit votuan me 516 dhe 133 për rezolutën dhe pati 50 abstenime. Rezoluta hap rrugën e vështirë të negociatave dy-vjeçare për kryeministren Theresa May me 27 vende te BE-së.

Presidenti i Parlamentit European Antonio Tajani, ju përgjigj komenteve të mëparshme të politikanit britanik Nigel Farage, i cili pati shprehur pakënaqësi për procesin, duke thënë se BE “po sillet si mafia”. Zoti Tajani tha se i gjithë procesi ka të bëjë me një sjellje të civilizuar dhe me rregulla demokratike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG