Lidhje

Fillon zyrtarisht procesi i largimit të Britanisë nga BE-ja


Britania e Madhe, formalisht filloi sot procesin e largimit nga Bashkimi Evropian me letrën e dorëzuar nga kryeministrja britanike Theresa May, me të cilën Bashkimi Evropian njoftohet për fillimin e zbatimit të nenit të 50-të të Traktatit të Lisbonës.

Nëntë muaj pas votimit në referendumin për largimin nga Bashkimi Evropian, Tim Barrow, ambasadori britanik në BE, të mërkurën ja dorëzoi letrën personalisht presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Brenda 48 orësh pas pranimit të letrës, zoti Tusk, sipas rregullores, duhet të dërgojë projektin e udhërrëfyesit për negociatat e ndarjes tek 27 vendet anëtare të BE-së.

Procesi i largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pritet te zgjasë dy vjet.

Ajo u bë anëtare e Bashkimit Evropian më 1973 dhe është vendi i parë që i refrerohet nenit të 50-të.

Britania mbajti një referendum në qershor të vitit të kaluar për të dalë ose për të mbetur në Bashkimin Evropian. 52 për qind e votuesve ishin dakord për t’u larguar, ndërsa 48 për të qëndruar. Rezultati befasoi shumë njerëz dhe shkaktoi protesta, veçanërisht në rajone ku Brexit nuk kishte shumë mbështetje, si në Skoci.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG