Lidhje

Ligjvënësit britanikë votojnë për alternativat për daljen nga BE


Ligjvënësit britanikë po përgatiten të votojnë të mërkurën rreth disa alternativave për shkëputjen e vendit nga Bashkimi Evropian, në një përpjekje për t'i dhënë fund një situate bllokimi pas disfatës së fortë që pësoi marrëveshja e negociuar nga Kryeministrja Theresa May.

Dhoma e Komuneve pritet të debatojë rreth alternativave të ndryshme, proces pas të cilit do të kërkohet që ligjvënësit të votojnë për të gjitha opsionet. Propozimet më të përkrahura do të kalojnë në një votim të dytë të hënën, me shpresën për të gjetur një variant që mund të fitojë shumicën.

Debati vjen dy ditë pasi ligjvënësit i morrën qverisë kontrollin e agjendës parlamentare, klimën e shqetësimeve se zonja May nuk ishte i gatshme për kompromis. Kryeministrja ka thënë se do të shqyrtojë rezultatin e votimit të të gjitha alternativave, por se nuk është e detyruar ta njohë atë.

Qeveria shpreson ende që të sjellë në Dhomën e Komuneve marrëveshjen e kryeministres May për divorcin nga BE-ja, marrëveshje e cila nuk gëzon mbështetje. Kryetarja e kësaj dhome Andrea Leadsom tha për rrjetin televiziv BBC se ekziston një mundësi "e mirë" që marrëveshja të shqyrtohet të enjten ose të premten.

"Jemi plotësisht të vendosur të sigurohemi që mund të marrim mbështetje të mjaftueshme për ta kthyer sërisht atë për votim", tha zonja Leadsom, duke shtuar se marrëveshja e zonjës May është e vetmja mënyrë që garanton largimin e Britanisë nga BE-ja.

Disa kundërshtarë thonë se mund të mos votojnë për marrëveshjen për shkak të frikës se bllokimi i krijuar në parlament do të çonte në vonimin apo braktisjen e Brexit-it.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG