Lidhje

Britani, ceremoni për aeroplanmbajtësen gjigande


Anija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë për flotën britanike, “Mbretëresha Elizabetë”, hyri sot për herë të parë në bazën e saj të përhershme Portsmouth, e pritur me ceremoni solemne nga mijëra njerëz.

Aeroplanmbajtësja, 280 metra e gjatë dhe që ka kushtuar rreth 3 miliardë dollarë, arriti nën shoqërimin e helikopterëve të Marinës Mbretërore dhe të anijeve të tjera në port.

Që nga muaji qershor kur u largua nga kantieri Rosyth në Skoci anija ka kryer prova në det të hapur.

Aeroplanmbajtësja është ndërtuar posaçërisht si platformë për brezin e ardhshëm të avionëve luftarakë dhe pritet të ketë në bord rreth 25 avionë F-35B deri në vitin 2023.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG