Lidhje

Parashikimet për zgjedhjet në Britani


Kryeministri britanik David Cameron dhe udhëheqësi i opozitës Ed Miliband po bëjnë thirrjet e fundit tek votuesit para zgjedhjeve parlamentare të së enjtes me anketat që tregojnë se gara është tepër e ngushtë për të parashikuar një fitues.

Rezultatet e një ankete kombëtare të mërkurën tregojnë se partia konservatore e zotit Cameron ka 33 përqind mbështetje nga votuesit ndërsa partia laburiste e zotit Miliband është një pikë më pas. Anketat e opinionit sugjerojnë se rezultatet e zgjedhjeve mund të detyrojnë dy partitë kryesore politike në Britani të formojnë një qeveri të re të koalicionit me çdonjërën nga partitë e ndryshme që mund të sigurojnë vende në Dhomën e Ulët e parlamentit me 650 anëtarë.

Analistët po i quajnë këto zgjedhje më të pa parashikueshmet dhe më të rëndësishmet e gjeneratës.

Zoti Cameron ka premtuar që në se zgjidhet, të mbajë një referendum për të përcaktuar nëse Britania duhet të qëndrojë në Bashkimin Evropian me 28 vende anëtare. Pyetja e pavarësisë skoceze nga Britania e Madhe mbetet një çështje e rëndësishme. Nacionalistët skocezë humbën një referendum vitin e kaluar por mund të dalin me bllokun e tretë më të madh të vendeve në parlament dhe të formojnë një koalicion me partinë laburiste.

Zoti Cameron, udhëheqësi i Britanisë që nga viti 2010 dhe zoti Militant i shohin zgjedhjet si një referendum për ekonominë e vendit, e pesta më e madhe në botë.

Më shumë se 45 milionë vetë kanë të drejtën e votën në Britani në 50 mijë qëndra votimi të shtrira në mbarë vendin.

XS
SM
MD
LG