Lidhje

Ligjvënësit britanikë, debat për sulmet në Siri


Ligjvënësit britanikë po debatojnë sot kërkesën e kryeministrit David Cameron për pjesëmarrje në goditjet ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri.

Zoti Cameron doli sot para parlamentit për të paraqitur argumentat e tij, duke thënë se goditjet ajrore do të ishin “pjesë e një strategjie më të gjerë” për të mposhtur lëvizjen ekstremiste. Por kreu i Partisë Laburiste të opozitës, Jeremy Corbyn është kundër goditjeve. Dje në mbrëmje, zoti Cameron iu referua zotit Corbyn dhe aleatëve të tij, si “një grup simpatizantësh të terroristëve”.

Zoti Corbyn tha se zoti Cameron “nuk ka arritur të bindë pothuajse askënd” se forcat tokësore do të ishin në gjendje të rimerrnin kontrollin e territorit që mbahet aktualisht nga Shteti Islamik, nëse goditjet ajrore britanike arrijnë të ndihmjnë koalicionin të fitojë epërsi ndaj ekstremistëve.

XS
SM
MD
LG