Lidhje

Goditje ajrore britanike në Siri


Avionët luftarakë britanikë kryen të premten në mbrëmje një raund sulmesh ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Siri, duke goditur fusha naftëmbajtëse, thanë zyrtarët.

Ministri britanik i Mbrojtjes Michael Fallon tha përmes një deklarate të shtunën, se dy avionë bombardues të tipit “Typhoon”, ju bashkuan për herë të parë fushatës, duke goditur fushat naftëmbajtëse në Sirinë lindore.

Avionët luftarakë “Typhoon” mbërritën të enjten në bazën ajrore “Akrotiri” të Qipros, për të fuqizuar forcën goditëse të avionëve “Tornado”.

Ligjvënësit britanikë votuan të enjten pro fillimit të fushatës së bombardimeve të objektivave terroriste në Siri, me kërkesën e kryeministrit David Cameron.

XS
SM
MD
LG