Lidhje

Një familje myslimane britanike nuk lejohet në SHBA


Një ligjvënëse britanike i ka kërkuar kryeministrit David Cameron që t’u kërkojë zyrtarëve amerikanë një shpjegim pasi një familjeje myslimane britanike iu mohua leja për të udhëtuar në Kaliforninë e Jugut.

Zyra e zotit Cameron tha se kryeminuistri do ta shqyrtojë pretendimin e anëtares së parlamentit britanik, Stella Creasy, sipas së cilit zyrtarët amerikanë nuk e lejuan familjen të shkonte në Disneyland për pushime që ata i kishin planifikuar prej kohësh.

Zonja Creasy, që përfaqëson Londrën verilindore thotë se është e shqetësuar se një numri në rritje familjesh myslimane britanike po i mohohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, pa iu dhënë sqarime.

Një zëdhënës i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit në Shtetet e Bashkuara i tha Zërit të Amerikës se feja ose besimet shpirtërore të një udhëtari ndërkombëtar nuk janë faktorë përcaktues për hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG