Lidhje

Britania kritikon zyrtarët amerikanë të zbulimit për rrjedhje informacioni


Britania kritikoi zyrtarët amerikanë të zbulimit për rrjedhje informacioni tek gazetarët pas sulmit në Mançester.

Sekretarja e brendshme britanike Amber Rudd tha se i kishte paraqitur një ankesë Shteteve të Bashkuara, pasi detajet rreth sulmit të Mançesterit u botuan nga mediat amerikane përpara se të ato të publikoheshin nga autoritetet britanike.

"Policia britanike ka qenë shumë e qartë: kërkon të kontrollojë rrjedhën e informacionit për të mbrojtur integritetin e operacionit dhe të shmangë elementet e kapjes në befasi", tha Amber Rudd për BBC-në.

"Është irrituese nëse informacionet lëshohet nga burime të tjera dhe kam qenë shumë e qartë me miqtë tanë se kjo nuk duhet të ndodhë përsëri", tha ajo.

Detajet rreth sulmit vetëvrasës, përfshirë numrin e vdekjeve dhe identitetin e sulmuesit u botuan nga disa media amerikane, që i’u referuan burimeve zyrtarë anonimë amerikane.

Sekretarja Rudd tha se pas sulmit në Mançester dhe daljes së informacioneve, Britania do të shqyrtojë mënyrën se si ndahen informacionet e agjencive të zbulimit. Ajo vuri në dukje se megjithatë rrjedhja e informacionit nuk i kishte dëmtuar hetimet britanike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG