Lidhje

Arrestim i ri për vrasjen e ushtarit britanik


Policia britanike ka akuzuar një të pandehur tjetër për vrasjen tronditëse të një ushtari britanik që u qëllua për vdekje me thikë në një rrugë të Londrës muajin e kaluar.

Policia tha se 28-vjeçari Michael Adebolajo u akuzua dje për vrasjen e ushtarit 22-vjeçar Lee Rigby dhe tentativë për vrasjen e dy policëve. Ai u lirua dje nga spitali, pas mjekimit të plagëve me armë zjarri të shkaktua nga policia, kur u përgjigj ndaj incidentit. Ai do të dalë në gjykatë të hënën.

Adebolajo është një ndër dy shtetasit britanikë me origjinë nigerianë, të konvertuar në myslimanë, që u qëlluan nga policia në vendin ku u vra ushtari britanik Rigby në juglindje të Londrës, pranë kazermave ushtarake. I dyshuari tjetër, Michael Adebowale u akuzua për vrasje dhe tentativë për vrasje këtë javë, pasi u lirua nga spitali.
XS
SM
MD
LG