Lidhje

Britania, Franca diskutojnë masa të reja anti-terroriste


Kryeministrja britanike Theresa May dhe presidenti francez Emmanuel Macron po i bashkojnë forcat për të ushtruar më shumë trysni mbi kompanitë e teknologjisë, në mënyrë që ato të shtojnë përpjekjet e tyre në luftimin e terrorizmit në internet. Të dy udhëheqësit u takuan në Paris:

Kryeministrja britanike Theresa May shkoi të martën në Paris për të biseduar me homologun e saj fracez Emmanuel Macron, mbi masat kundër terrorizmit.

Britania dhe Franca përballen me sfida të ngjashme në luftën kundër ekstremizmit islamik dhe janë goditur nga sulme vdekjeprurëse të ngjashme që kanë tronditur Londrën, Mançesterin, Parisin dhe Nisën.

"Ne duhet të përmirësojmë qasjen ndaj programeve të koduara, në një mënyrë që do të respektonte natyrën private të komunikimeve dhe do të parandalonte përdorimin e rrjeteve sociale nga terroristët, apo kriminelët. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin ndërkombëtar sidomos me Shtetet e Bashkuara për të përmirësuar qasjen në provat dixhitale që përdoren në hetimet tona policore dhe gjyqësore, kudo që ndodhen ato".

Kryeministrja May thotë se kjo përpjekje përfshin shqyrtimin e mundësisë së ndëshkimeve ligjore ndaj kompanive të teknologjisë, nëse ato nuk marrin masat e nevojshme për të hequr nga interneti publikimet me përmbajtje të papranueshme.

Të dy udhëheqësit diskutuan edhe mbi procesin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Presidenti Macron tha se "dera është ende e hapur" për Britaninë, nëse ajo ndryshon kursin dhe vendos të mbetet në BE, por kryeministrja May këmbënguli se axhenda e negociatave të Brexit-it do të fillojë javën e ardhshme, ashtu siç është planifikuar më parë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG