Organizatorët e Lojrave Olimpike të Londrës paraqitën zyrtarisht velodromin ultra modern, qendra e parë për Lojrat Verore 2012 që ka përfunduar në Parkun Olimpik.
Katër herë kampioni olimpik, Chris Hoy hapi korsitë e velodromit sot kur iu bashkua për një xhiro në mëngjes në lindje të Londrës nga medalistët e artë në lojrat e Pekinit, Viktoria Pendleton dhe Jason Kenny.
Velodromi me 6 mijë vende që ka kushtuar 152 milionë dollarë, u hap 521 ditë para lojrave verore. Hoy tha se ishte i impresionuar nga ndërtesa që është ndërtuar me pisha siberiane dhe dallohet për çatinë dramatike. Ndërtimet filluan në mars të vitit 2009.