Lidhje

Britani: "Tre Musketierët", fajtorë për komplot terrorist


Tre persona me shtetësi britanike të ashtuquajtur "tre Musketierët" u shpallën sot fajtorë për komplotimin e një sulmi terrorist kundër policisë britanike.

Pas një procesi gjyqsor të kryer pjesërisht në fshehtësi, gjykata e Londrës shpalli fajtorë 29 vjeçarin Naweed Ali, 25 vjeçarin Khobaib Hussain dhe 33 vjeçarin Mohibur Rahman.

Gjykata shpalli gjithashtu fajtor dhe një tjetër të pandehur, Tahir Aziz 38 vjeç, i cili sipas prokurorëve iu bashkua planit në fazat e tij të fundit.

"Tre Musketierët", siç dhe e quajnë ata veten, u takuan ndërsa kryenin një dënim e burg për krime që lidhen me terrorin. Ata ndodheshin nën vëzhgimin e shërbimit britanik të inteligjencës kur u arrestuan në gusht 2016.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG