Lidhje

Britani, dy gra kryesojnë garën konservatore


Britania duket se mund të ketë së shpejti një grua në postin e kryeministres, 26 vjet pasi Margaret Theçër u largua nga posti i kryeministres, kryesisht pas një presioni politik që lindi me futjen e vendit në Bashkimin Evropian.

Dy gra janë ndër kandidatët kryesorë që konkurrojnë për të zëvendësuar David Cameronin si udhëheqës i Partisë Republikane – Ministrja e Brendshme Theresa May dhe Ministrja e Energjisë Andrea Leadsom.

Kandidatët e tjerë, tre burra me eksperiencë në politikë, duket se po humbasin mbështetje mes ligjvënësve konservatorë. Vendimi përfundimtar do të merret nga 150 mijë votues nga baza e partisë më 2 shtator.

Zonja Leadsom, e cila bëri fushatë pro daljes së Britanisë nga BE, po tërheq mbështetje nga anëtarë të parlamentit që fillimisht planifikonin të përkrahnin ish-kryebashkiakun e Londrës, Boris Johnson, i cili u tërhoq nga gara disa ditë më parë.

XS
SM
MD
LG