Lidhje

Britani, hetime rreth dukurisë së lajmeve të rreme


Në Britani, një komision parlamentar ka filluar hetimet rreth dukurisë së lajmeve të rreme.

Komisioni i Kulturës, Medias dhe Sportit do të studiojë "përhapjen e gjerë që kanë lajmet e rreme përmes mediave sociale dhe internetit”. Kryetari i Komisionit, Damian Collins tha se kjo prirje është "kërcënim për demokracinë" dhe minon besimin e publikut tek media.

Ai u kërkoi kompanive të mëdha të teknologjisë të bëjnë më shumë për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme në platformat e tyre.

Prezantuesi i televizionit britanik, Dave Benson Phillips u bë viktimë e një lajmi të rremë. Sipas këtij lajmi, ai humbi jetën në një aksident rrugor dhe njoftimi i rremë u shpërnda me mijëra herë në internet.

XS
SM
MD
LG