Lidhje

Stuhi bore dhe vërshime në Britaninë e Madhe


Dimrit duket se nuk ka ardhur ende fundi për këtë vit në Britani.
Në shumë zona të vendit ka patur stuhi bore dhe vërshime, që i kanë marrë jetën të paktën një njeriu. Anglia veriore, Welshi dhe pjesë të Skocisë janë mbuluar me një shtresë bore, që ka ngadalësuar udhëtimin në ato zona. Në jugperëndim të vendit, shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar vërshimin e lumenjve dhe rrëshqitje të dheut, që la edhe një person të vdekur. Metereologët parashikojnë që moti i ashpër në Britani të vazhdojë edhe për disa ditë.
XS
SM
MD
LG