Lidhje

Britanikët votojnë për ndryshimin e sistemit elektoral


Britanikët votojnë për ndryshimin e sistemit elektoral
Britanikët votojnë për ndryshimin e sistemit elektoral

Votuesit britanikë shkojnë në qendrat e votimit për referendumin që do të përcaktojë në se sistemi elektoral i vjetër prej dekadash do të ndryshojë.

Sipas sistemit të tanishëm, kandidatët me më shumë vota fitojnë një vend në Dhomën e Komunave. Kandidati nuk duhet të fitojë një shumicë absolute.

Referendumi i pyet votuesit të konsiderojnë sistemin e votimit alternativ. Në këtë sistem votuesit i radhisin kandidatët sipas preferencave.

Liberal demokratët në Britani të udhëhequr nga zëvendës kryeministri Nick Clegg e favorizojnë sistemin e ri pasi rrit shanset e partive të vogla për të fituar vende në Dhomën e Komunave.

Konservatorët e kryeministrit David Cameron thonë se sistemi i ri do të jetë i vështirë për votuesit ta kuptojnë dhe do të çojë në marrëveshje të fshehta.

XS
SM
MD
LG