Lidhje

Nju Jork, personi i armatosur hap zjarr në një spital të Bronksit


Ish-punonjësi i një spitali të qytetit të Nju Jorkut hapi zjarr brenda ndërtesës të premten, duke vrarë një mjek dhe duke plagosur gjashtë persona të tjerë para se të vriste veten.

Personi, që mbante një veshje të bardhë spitali, i armatosur me pushkë automatike, hipi në katet e 16-të dhe të 17-të të Qendrës Spitalore "Lebanon" të Bronksit dhe pas një farë kohe u përpoq t'i vinte zjarrin vetes, thanë zyrtarët.

Oficerët e policisë, të cilët hynë në mënyrë masive në ndërtesë, e gjetën atë të vdekur nga një plagë të shkaktuar me armë zjarri, pas kërkimit që bënë në Qendrën Spitalore.

Një mjek u qëllua për vdekje dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën, pesë prej tyre rëndë, tha shefi i policisë James O'Neill në një konferencë shtypi.

"Një mjek ka vdekur dhe disa të tjerë që po luftojnë me jetën", u tha gazetarëve kryebashkiaku Bill de Blasio.

Kryebashkiaku e karakterizoi vrasjen si një "incident të izoluar" që duket të ishte "i lidhur me punën".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG