Lidhje

Stilisti italian i përkushtuar për mirëqenien e punonjësve


Përkushtimi i stilistit Cucinelli për mirëqenien e punëtorëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:23 0:00

Një ëndërr e një stilisti të mirënjohur italian për të përmirësuar cilësinë e jetës së punëtorëve dhe mjedisin ku gjendet kompania e tij, është kthyer në realitet gjatë 40 viteve të fundit. Brunello Cucinelli e quan filozofinë e tij kapitalizëm human. Ai e ka përshtatur në praktikë në kompaninë e tij të kashmirit, të ndodhur në kodrat e bukura të rajonit qendror italian të Umbrias. Korrespondentja Sabina Castelfranco e Zërit të Amerikës vizitoi fshatin Solomeo, ku ndodhet kompania e tij.

Ky është fshati piktoresk mesjetar i Solomeos, i vendosur në kodrat e Umbrias. Gjatë viteve të fundit, vendi është rinovuar tërësisht nga ky njeri: Brunello Cucinelli, i cili sot i referohet vendit të tij si “katundi i shpirtit”. Edhe pse ai është i njohur në të gjithë botën si mbreti i kashmirit, vizioni i tij shtrihet shumë përtej krijimeve të markës së tij luksoze.

Në një konferencë shtypi të kohëve të fundit, Cucinelli shpjegoi se ëndrra e jetës së tij ishte “ta bënte punën e njeriut më njerëzore”.

“Gjithmonë kam menduar se puna është dinjiteti i njeriut. Dhe nga vjen kjo? Vjen nga 15 vitet e para të jetës sime që jetova në fshat”, thotë ai.

Ai shpjegoi se në rininë e tij nuk kishte energji elektrike në shtëpi, dhe se toka punohej me kafshë. Ai tha se e mësoi rëndësinë e kujdesit për tokën që na rrethon dhe nevojën për të punuar për dinjitetin moral dhe ekonomik të njeriut.

Cucinelli i qëndron besnik besimeve të tij; punonjësit e tij punojnë në një mjedis ku mbizotëron dinjiteti. Drejtuesit dhe punëtorët e fabrikës konsiderohen të barabartë dhe punojnë të njëjtat orë në hapësirat e tyre të ndritshme, ku krijojnë dhe shesin mallra prej kashmiri elegant dhe lëkure që e kanë bërë të famshëm emrin e Cucinellit.

Gjithashtu, Cucinelli vendosi se duhej të përmirësonte peizazhin që rrethonte kompaninë e tij, duke rrëzuar depot e vjetra dhe të shkatërruara. Ai mbolli fusha luledielli dhe vreshtash. Përpjekjet e tij për rinovim përfshinin gjithashtu kështjellën e shekullit të 14-të të Solomeos, kishën dhe ndërtimin e një Teatri për Artet. Shtesa më e fundit ishte një monument mermeri.

Brunello Cucinelli vendosi të linte një simbol pas, kështu që ai ndërtoi monumentin: nderim për dinjitetin e njeriut”.

Cucinelli e planifikoi monumentin me pesë harqe, që simbolizon Amerikën, Evropën, Afrikën, Azinë dhe Oqeaninë, me harkun e mesëm për Afrikën, sepse, njerëzimi filloi në atë kontinent. Ai tha se shpresa e tij është se monumenti do të qëndrojë për mijëra vjet më pas.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG