Lidhje

Sulmohen me thikë dy ushtarë në Bruksel - vritet sulmuesi


Prokurorët në Bruksel thanë se një burrë u qëllua të premten mbrëma dhe më pas vdiq nga plagët, pasi sulmoi me thikë dy ushtarë në qendër të qytetit. Ata thanë se po e trajton incidentin si një tentim vrasjeje terroriste.

Një zëdhënës i prokurorisë federale tha se sulmuesi brohoriti dy herë "Allahu Akbar" (Zoti është i Madh) gjatë sulmit.

Ushtarët pësuan plagë të lehta, njëri në fytyrë dhe tjetri në dorë.

Zëdhënësi tha se sulmuesi është një 30 vjeçar që nuk ishte i njohur për veprimtari terroriste.

Kryeministri belg, Charles Michel u shprehu mbështetje ushtarëve ndërsa theksoi se po e ndjek nga afër situatën.

Krahas policisë së rregullt, rrugët e Brukselit patrullohen edhe nga ushtarët për shkak të shkallës së lartë të gatishmërisë pas sulmeve të militantëve në Paris dhe në kryeqytetin belg në vitet 2015 dhe 2016.

Në muajin qershor, trupat vranë një sulmues vetëvrasës të dyshuar në stacionin qendror të trenave në Bruksel, por nuk pati dëme të tjera në njerëz në atë që autoritetet e cilësuan si incident terrorist.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG