Lidhje

Tensione me imigrantët në Bullgari


Në Bullgari, mijëra imigrantë që u përleshën me policinë të enjten, do të zhvendosen nga qendra më e madhe e pritjes së imigrantëve e vendit në Harmanli, në disa ish-barraka ushtrie pranë kufirit turk, para se të dëbohen, thanë autoritetet bullgare.

1,500 deri në 2,000 imigrantë ishin përfshirë në përleshje dhe 300 prej tyre u arrestuan dje.

Turma, e përbërë kryesisht nga refugjatë nga Afganistani, njoftohet se u vuri flakën gomave të makinave dhe goditi me gurë ndaj 200 policëve dhe zjarrfikësve, si protestë ndaj rregullave të reja që i ndalojnë imigrantët të dalin nga qendra, pasi një epidemi sëmundjeje ngjitëse u përhap në qendër.

Afro 30 oficerë policie dhe rreth 25 imigrantë u lënduan në trazira.

Sipas statistikave zyrtare në Bullgari ka rreth 13,000 imigrantë, shumica nga Afganistani.

XS
SM
MD
LG