Lidhje

Të burgosurit në punë për shuarjen e zjarreve


Shteti perëndimor i Kalifornisë njihet për zjarret spontane që mund përhapen shpejt, duke dalë nga kontrolli dhe këtë vit stina e zjarreve ka qenë jashtëzakonisht e ngarkuar. Për shkak të këtyre rreziqeve, ky shtet ka disa nga zjarrfikësit më me përvojë të kësaj industrie. Në ndalimin e zjarreve angazhohen edhe të burgosurit. Elizabeth Lee njofton nga Kalifornia e Jugut:

Secili prej këtyre burrave është i dënuar për një krim. Por ata e kalojnë pjesën më të madhe të ditës jashtë mureve të burgut dhe u besohen mjete që mund të jenë edhe vdekjeprurëse…

Të burgosur të fuqishëm fizikisht pa histori krimesh të dhunshme, mund të punojnë si zjarrfikës, ndërsa kryejnë dënimin. Louie Oroco, që është dënuar për vjedhje, vendosi të marrë pjesë në ekipin që punon me zjarrfikësit.

“Është një punë që të shkakton emocione, të shton adrenalinën dhe më pëlqen ta

Për dekada me radhë, Kalifornia i ka angazhuar zjarrfikësit që të luftojnë me flakët: të pastrojnë shkurret, për të mos lejuar përhapjen e zjarreve spontane. Por kjo nuk është puna e vetme që ata bëjnë, thotë kapiteni Mike Mohler, i Departmentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarret.

“Ekipet tona angazhohen në rastet e përmbytjeve me operacionet e kërkim-shpëtimit, ata bëjnë punë rreth 2,5 milionë orë në vit, vetëm me misionet e përgjigjjes ndaj emergjencave.”

Më tepër se 4 mijë të burgosur të Kalifornisë janë angazhuar në përpjekjet për të shuajtur zjarret. Kapiteni Kevin Krauss mbikqyr të burgosurit zjarrfikës prej 7

“Unë i trajtoj ata si zjarrfikës. U kërkoj të sillen si zjarrfikës dhe u them se nëse duan të bëhen heronj, të vijnë këtu për të ndihmuar, nëse duan të jenë askushi, mund të kthehen dhe të qëndrojnë brenda në burg. Është zgjedhja e tyre.”

Kapiteni Krauss thotë se shumica e të burgosurve qëndrojnë, duke zgjedhur një punë të vështirë dhe shpesh të rrezikshme, në vend që të rrinë brenda në burg.

“Për ta është shumë më mirë të qëndrojnë me ne. Shumicës prej tyre u hiqet një ditë nga dënimi për çdo ditë që punojnë këtu.”

Të burgosurit po ashtu marrin një pagesë të vogël për punën që bëjnë. Fillimisht ata përdoreshin si krah i lirë pune. Por me kalimin e viteve, programi ka avancuar. Tani ky program përpiqet të rehabilitojë të burgosurit dhe t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre, përtej përleshjes me flakët për shuarjen e zjarreve.

“Duke punuar këtu në burg, mëson edhe zanate: këtu ka një repart saldimi, një repart mekanik… Unë për shembull punoj në repartin e grafikave.”

Orozco thotë se është shumë i moshuar për të vazhduar të luftojë me zjarret, kur të lirohet nga burgu, pas 6 muajsh. Ai ka në plan të përdorë aftësitë e tij në fushën e grafikës, që ai i mësoi këtu, për të filluar një jetë të re, tani që ka luftuar me zjarret, ai mund të përballojë edhe sfida të tjera…të jetës jashtë kangjellave prej hekuri.
XS
SM
MD
LG