Lidhje

Bushati, takim me Mogherinin


Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit europian për Politikën e Jashtme “Shqipëria rol kyc në rajonin e Ballkanit”

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati u prit sot në Bruksel nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, në takimin e parë zyrtar që prej marrjes së kësaj detyra nga zonja Mogherini

“Takimi i sotëm ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi marrëdheniet mes BE-së dhe Shqipërisë dhe hapat pozitive që mund të hedhim duke punuar së bashku në të ardhmen”, tha zonja Mogherini në përfundim të bisedës. Ajo foli për vëmendjen ndaj Ballkanit si “një rajon ku me pak punë nga ana e BE-së, me këmbëngulje dhe koherencë mund të bëhen shumë ndryshime”.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, vuri në dukje rolin e Shqipërisë në rajon i cili sic theksoi “është thelbësor dhe kyc. Ne mund të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht, për ecur jo vetëm në rrugën e integrimit europian por edhe atë të integrimit rajonal, dhe e dimë se mund të mbështetemi te Shqipëria dhe te qeveria shqiptare në këtë rrugë të reformave e të ndryshimeve, të brendshme dhe rajonale”, u shpreh zonja Mogherini.

Nga ana e tij ministri Bushati deklaroi se në takim ishte diskutuar “për rrugët sesi mund të mbështeten përpjekjet shtet ndërtuese në Shqipëri dhe rajon dhe kontributin për një proces dinamik dhe efikas. Ballkani perëndimor – tha ai - ka nevojë për ndihmën e BE-së për t’u bërë një rajon i vërtetë, në terma politik, ekonomik dhe ato të sigurisë”, u shpreh zoti Bushati.

XS
SM
MD
LG