Lidhje

Çështja çame, propozim i ri nga PS


Kryetari Edi Rama paraqet një projekt-rezolutë kompromisi: “Çështja çame të konsiderohet si çështje politike me Greqinë”. Përshëndet PDIU

Në Shqipëri partia socialiste propozoi sot një projekt rezolutë kompromisi për çështjen çame e cila është në shqyrtim pranë komisionit të jashtëm parlamentar, pas propozimit të një teksti nga PDIU, partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Thelbi i propozimit të bërë publik nga kryetari socialist Edi Rama ka të bëjë me vlerësimin se çështja çame duhet të trajtohet në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si një çështje politike në marrëdhëniet me Greqinë e për të cilën kryeministri shqiptar do të duhet të raportojë dy herë në vit në parlament për ecurinë e saj. Propozimi socialist u përshëndet nga kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili kërkoi që menjëherë komisioni i jashtëm parlamentar të angazhohet në konsultime që të përfshijnë edhe propozime të tjera.

Javën e shkuar diskutimi në Komisionin e Jashtëm u shoqërua me polemika mes zotit Idrizi dhe kryetarit të partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, ndërsa relatorët e çështjes kërkuan më shumë kohë në dispozicion. PDIU ka kushtezuar aleancat e saj parazgjedhore me miratimin e rezolutës për çështjen çame.
XS
SM
MD
LG