Lidhje

Australia në ndihmë të Kanadasë për zjarret


Dhjetra zjarrfikës nga Australia u nisën sot për në Kanada për të ndihmuar në frenimin zjarreve të forta, që kanë përfshirë provincën e British Columbias.

Grupi me 48 punonjës të menaxhimit të incidenteve dhe specialistë të aviacionit, u nis sot nga aeroporti i Sydneyt.

Ata pritet të qëndrojnë rreth shtatë javë në Kanada, për të ofruar ndihmë dhe të lehtësojnë punën e zjarrfikësve lokalë.

Gjatë viteve të shkuara Kanadaja ka ndihmuar Australinë në situata zjarresh të mëdha që kanë përfshirë vendin.

Më shumë se 150 vatra zjarresh me intensitet të lartë që janë përhapur në provincën kanadeze të British Columbias kanë detyruar më shumë se 45 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Deri tani këtë vit, zjarret kanë djegur më shumë se 3200 kilometra katrorë të provincës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG