Lidhje

Kanada: 14 të vdekur në një aksident


Presidenti Trump ka përcjellë ngushëllime për viktimat e aksidentit automobilistik ku u përfshi edhe një ekip kanadez i hojekt. 14 vetë gjetën vdekjen në këtë aksident.

"Fola me @JustinTrudeau për të përcjellë ngushëllime për familjet e ekipit Humbolt në aksidentin tragjik," shkruante presidenti në Twitter.

Ekipi po udhëtonte drejt qytetit Nipawin për një ndeshje kur autobusi i tyre u përplas me një kamion në orën 17 mbrëmë.

Lajmi tronditi kombin që është adhurues i hokejit.

Kryeministri kanadez Justin shprehu pikëllimin e thellë me aksidentin duke ngushëlluar familjarët e viktimave.

Ekipi që u aksidentuar përbëhet nga lojtarë të moshës nga 16 deri në 21 vjeç.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG