Lidhje

Sekretari Carter viziton Kandaharin


Sekretari i ri amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter është në Afganistanin jugor për të shqyrtuar planet e tërheqjes së trupave amerikane nga vendi brenda dy vjetësh.

Sot, në ditën e dytë të vizitës në Afganistan, sekretari Carter shkoi në Kandahar nga Kabuli ku u takua me udhëheqësit afganë dhe komandantët e ushtrisë amerikane.

Zoti Carter tha se Shtetet e Bashkuara po “ i rishikojnë detajet” e misionit në Afganistan, përfshirë mundësinë e ngadalësimit të tërheqjes së trupave amerikane, misioni i të cilëve po shndërrohet nga luftimi tek stërvitja ndërsa trupat afgane marrin përgjegjësinë për luftën kundër talebanëve.

XS
SM
MD
LG