Lidhje

Sekretari i Mbrojtjes Carter në Irak


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, bëri një vizitë të paparalajmëruar në Irak, si pjesë e një udhëtimi për të siguruar më shumë ndihmë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik. Ai mbërriti në Irak në mëngjesin e ditës së sotshme, pasi foli në Turqi përpara trupave amerikane për misionin e tij për shtuar radhët e aleancës.

“Krahas atyre që i janë bashkuar fushatës, do të donim që edhe pjesa tjetër e botës të bënte më shumë. Amerika i ka shtuar përpjekjet dhe ne duam që edhe aleatët tanë të bëjnë po kështu, në Evropë, në Gjirin Arabik etj... kur them Evropë nënkuptoj të gjitha vendet e NATO-s, përfshirë Turqinë. Kjo është më tepër se thjesht një betejë në Siri dhe Irak. Kjo vlen për të gjithë botën ku dihen efektet,” - tha zoti Carter.

Zoti Carter mbërriti në Irak pas udhëzimeve të Presidentit Obama për të përshpejtuar shkatërrimin e grupit Shteti Islamik.

Në takimet me udhëheqësit politikë dhe ushtarakë, zoti Carter do të shqyrtojë mënyrën se si do të zgjerohet asistenca për Irakun, me diskutime të mundshme edhe për dërgim helikopterësh dhe trupash të tjera ushtarake.

Megjithë mbështetjen me sulme ajrore që nga muaji gusht i vitit të kaluar, deri më tani Shtetet e Bashkuara kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të njësive tokësorenë Irak. Zoti Carter përshëndeti krjimin e aleancës ushtarake të 34 vendeve islamike, të cilat nuk kanë përjashtuar dërgimin e njësive tokësore.

XS
SM
MD
LG