Lidhje

Carter: Lufta kundër ISIS të intensifikohet


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të intensifikojë luftën kundër Shtetit Islamik, që të mos ndodhin më sulme si ai i 13 nëntorit në Paris.

Në një dëshmi para Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, zoti Carter i bëri thirrje Turqisë që të bëjë më shumë përpjekje për të “kontrolluar kufirin e vet shpesh lehtësisht të depërtueshëm” me Sirinë dhe kritikoi Arabinë Saudite dhe shtete të tjera të Gjirit se ishin të shqetësuar nga konflikti në Jemen dhe si pasojë nuk i kishin kushtuar vëmendje të mjaftueshme luftës kundër Shtetit Islamik.

Ai tha gjithashtu se ka ardhur koha që Rusia të përqendrohet tek “pala që ka të= drejtë në këtë luftë”.

Vendet perëndimore e kane akuzuar Rusinë se është përqendruar tek goditja ndaj luftëtarëve të opozitës ruse në mbështetje të aleatit të saj, presidentin Bashar al-Assad, një akuzë që zyrtarët rusë e kanë mohuar.

XS
SM
MD
LG