Lidhje

Carter kritikon politikat e Pekinit në Detin e Kinës së Jugut


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter thotë se aktiviteti i Kinës në Detin e Kinës së Jugut nuk përputhet me rregullat ndërkombëtare dhe se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë militarizimin e mëtejshëm të territorit mbi të cilin kanë pretendime edhe vende të tjera.

Sekretari Carter tha në një konferencë të nivelit të lartë për sigurinë të zhvilluar sot në Singapor se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara nga ritmet e krijimit të ishujve dhe mundësinë që këto ishuj të përdoren për dislokime ushtarake nga Kina.

“T’i kthesh shkëmbinjtë nënujorë në një fushë aviacioni nuk të ofron sovranitet apo të drejtën t’u mohosh lëvizjen ajrore apo detare vendeve të tjera. Me këto veprime në Detin e Kinës së Jugut, Pekini po vepron në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare dhe në kundërshtim me konsensusin që të zgjedhim demokracinë dhe jo imponimin”.

Kina këmbëngul se gëzon sovranitet mbi pjesën më të madhe të Detit të Kinës së Jugut, ku kalojnë rrugë të rëndësishme të transportit ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG