Lidhje

Udhëheqësi i Katalonjës punon për zgjedhjet e rajonit


Udhëheqësi në arrati i lëvizjes separatiste të Katalonjës thotë se ai do të udhëheqë partinë e tij në zgjedhjet e ardhshme për rajonin spanjoll, ndërkohë që po lufton kundër ekstradimit nga Belgjika.

Carles Puigdemont i tha televizionit El Punt-Avui të Katalonjës, se ai po zgjedh listën e kandidatëve që do të garojnë për parlamentin rajonal të Katalonjës më 21 dhjetor.

Zoti Puigdemont tha se ka në plan ta drejtojë fushatën nga Brukseli, ku ai dhe katër ish anëtarë të kabinetit po përballen me një seancë për ekstradim, që mund t'i kthejë ata në Spanjë për t'u përballur me akuzat për rebelim dhe kryengritje.

Carles Puigdemont dhe 13 anëtarë të tjerë të Kabinetit përballen me akuza që do t’i dënonin ata me shumë vite burg.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG