Lidhje

Katalonia hedh poshtë mundësinë për zgjedhje të përshpejtura


Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont ka hedhur poshtë mundësinë për zgjedhje të përshpejtuara rajonale dhe i ka kërkuar parlamentit të vendosë se çfarë hapash të mëtejshme do të ndërmarrë, ndërkohë që vazhdon kriza politike lidhur me përpjekjet e rajonit për shkëputje nga Spanja.

Në deklaratën e sotme, pasi kishte ndryshuar disa herë planet se kur do ta bënte njoftimin, zoti Puigdemont tha se Madridi nuk kishte dhënë garanci të mjaftueshme se zgjedhjet do të parandalonin vendosjen e qeverisjes direkte nga Madridi. Ai tha se kishte qenë i gatshëm të njoftonte zgjedhjet nëse do të kishte marrë garancitë e nevojshme nga Madridi.

Më parë sot, zoti Pigdemont tha se qeveria spanjolle do ta acarojë krizën politike lidhur me përpjekjet e Katalonjës për pavarësi, nëse parlamenti vendos të vërë në jetë kërcënimet për t’i hequr rajonit autonominë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG