Lidhje

Përpjekje për shkëputjen e Katalonias


Ligjvënësit në rajonin e Katalonias në Spanjën verilindore miratuan sot një masë për të rifilluar përpjekjet për pavarësi.

Shumica në parlamentin rajonal e mbështet propozimin për të filluar një plan me etapa të paraqitur nga koalicioni Së Bashku për Po dhe partia majtiste CUP, që kontrollojnë bashkarisht 72 nga 135 vende. Ata shpresojnë që procesi të rezultojë në shkëputje të rajonit brenda 18 muajsh.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy premtoi muajin e kaluar se do të përdorte “të gjitha mjetet politike dhe ligjore” për të ndalur revanshin për pavarësi, qoftë edhe paraqitjen e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Ai e cilësoi përpjekjen për shkëputjen e Katalonias “një akt provokacioni”.

Katalonia është një rajon autonom prej 7.5 milionë banorësh, i cili përfaqëson rreth 20% të aktivitetit ekonomik të Spanjës.

XS
SM
MD
LG