Lidhje

Sinodi i Kishës përfundon pa ndryshime


Papa Françesku dhe dhjetra peshkopë i dhanë fund pa ndonjë ndryshim madhor, sinodit që kishte si qëllim rishikimin e politikave të Kishës Katolike lidhur me çështje si divorci, çiftet e pamartuara dhe homoseksualët.

Papa i akuzoi disa nga peshkopët për gjykimin, “nganjëherë me superioritet dhe në mënyrë të sipërfaqshme të rasteve të vështira dhe familjeve me probleme”.

Papa i drejtoi kritika të fuqishme peshkopëve ultra-konservatorë në përfundim të sinodit tre-javor që u zhvillua në Vatikan. Peshkopët nuk i pranuan kërkesat e Papës për ta bërë Kishën Katolike më të hapur për të pranuar në gjirin e kishës homoseksualët dhe personat e divorcuar që janë rimartuar jashtë rregullores së kishës.

Sinodi është një grup peshkopësh me rol këshillues, që nuk gëzon autoritetin për të ndryshuar doktrinën e kishës. Por Papa mund t’i përdorë konkluzionet e sinodit si bazë për shkrimet e tij.

XS
SM
MD
LG