Lidhje

Londër: Chanel ekspozon krijimet


Shtëpia franceze e modës Chanel ka ekspozuar krijimet e saj të modës së lartë, bizhuteri marramendëse me diamante dhe pafumin e saj të famshëm No 5 në një ekspozitë në Londër, që i kushtohet historisë krijuese të një prej emrave të firmës më luksoze në botë.

Ekspozita e quajtur "Mademoiselle Prive" që sapo është hapur në Galerinë Saatchi në Londër përfshin botën dhe punët e themelueses së firmës Gabrielle "Coco" Chanel dhe drejtorit krijues Karl Lagerfeld që e drejton atë që nga viti 1983.

Prania e Coco Chanelit është e ndjeshme në gjithë ekspozitën me rikrijimin e apartamentit të saj parizien, dyqanit të saj të parë dhe udhëtimeve në Skoci, ku u frymëzua për xhaketat dhe kostumet prej stofi me cirka.

Ekpozita përmban edhe fustanet madhështore të mbrëmjes të Lagerfeldit si edhe një kopje e të vetmes linjë të bizhuterive që Coco Chanel krijoi në vitin 1932. Stolitë prej diamantesh mund të shiheshin në paradën e modës së korrikut të Chanelit nga emra të famshëm si këngëtarja Rita Ora dhe aktore të famshme si Julianne Moorse dhe Kristen Stewart. Ato kishin veshur fustane të krijuara posaçërisht për atë rast.

XS
SM
MD
LG