Lidhje

Charles: Mbret është si të jetosh në burg


Revista “Time” ka botuar një profil të Princit Charles të Anglisë, që ka shkaktuar debate. Në artikull thuhet se një nga personeli i princit ka zbuluar se ai mendon se të bëhesh mbret është si të jetosh në burg.

Autorja e shkrimit thotë, gjithmonë duke cituar persona nga stafi i princit, se ata kanë problemin se si ta kalojë kohën Princi, që të ndjehet i lirë dhe jo si në burg.

Mbi 50 persona, miq të princit, punonjës dhe ish-punonjës të familjes mbretërore u intervistuan për artikullin e revistës “Time” dhe nuk dihet se cili prej tyre e ka dhënë këtë informacion, që është mohuar me forcë nga Clarence House.

Në artikull thuhet se princi Charles është më i interesuar të plotësojë ambiciet e tij që lidhen me mjedisin dhe aktivitetin e bamirësisë, se sa me çështjen trashëgimisë së fronit mbretëror. Princi vitin e fundi ka marrë përsipër më tepër detyra mbretërore nga e jëma, mbretëresha Elizabeth, që e ka pakësuar rolin e saj në publik.
XS
SM
MD
LG