Lidhje

Karikaturë e re me profetin Muhamed


Profeti Muhamed do të jetë në faqen e parë të gazetës satirike franceze Charlie Hebdo në numrin e saj të ardhshëm. Kjo është një karikaturë që portretizon Profetin duke mbajtur një tabelë ku shkruhet "Unë jam Charlie" dhe me titullin "Çdo gjë është falur".

Botuesit e këtij numri, i pari pas sulmeve terroriste, thonë se kanë në plan të shtypin të paktën 3 milionë kopje. Tirazhi i zakonshëm është rreth 60.000 kopje në javë.

Gerarad Biard, Kryeredaktor

"Po, ne jemi gati me sa mundim, por jemi mjaft vonë, sepse ndonëse po punpjmë në vende të sigurta, jemi pak rrëmujë. Ka shumë, shumë gjëra që duhen organizuar, pa folur për prodhimin e gazetës. Nuk janë problemet normale, por ka shumë gjëra të tjera që duhen zgjidhur. Jemi gati ta nxjerrim gazetën në mbrëmje, por do të kishte qenë mirë të kishim edhe dy ditë shtesë."

Dy vëllezërit ekstremiste islamikë, Cherif dhe Said Kouachi, masakruan 12 njerëz në zyrën e revistës javën e kaluar. Charlie Hebdo gazetë e njohur për karikaturat që satirizojnë Islamin dhe fetë e tjera, si dhe figura publike.

Autoritetet thonë se rreziku i terrorizmit në Franca mbetet i lartë. Ministri i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian tha se po mobilizon 10.000 trupa që do të ndihmojnë policinë për të siguaruar të ashtuquajturat "vende të ndjeshme." Këto përfshijnë shkolla hebraike, sinagoga dhe xhami.

Mendi Duchan, banor hebre

"Rreziku mund të jetë jo vetëm për hebrejtë, por për të gjithë botën. Këta janë njerëz të çmendur, që duan vetëm të vrasin, thotë ky banor hebre. Shikoni se çfarë po ndodh me ISIS në Siri. Edhe mes tyre, mes arabëve, ata vrasin njëri-tjetrin. Ata janë fanatikë. Këta janë njerëz që pretendojnë se këtë apo atë e kërkon Zoti, por kjo është absurde. Shpresojmë se për hir të sigurisë së Francës e të Amerikës e gjithë bota do të bashkohet për t'i dhënë fund kësaj."

Policia franceze rrethoi dhe vrau dy vëllezërit Kouachi të premten – të njëjtën ditë kur një tjetër militant islamik, Amedy Coulibaly, vrau katër pengje në një supermarket të Parisit, para se edhe ai vetë të vritej nga policia. Coulibaly kishte ekzekutuar një police një ditë më parë.

Vëllezërit Kouachi pohuan se ata punonin për një degë të al-Kaidës në Jemen, dhe ishin të lidhur me Amedy Coulibalyn.

Më poshtë mund të shihni foton që do të dalë nesër në kopertinën e numrit të ri të gazetës "Charlie Hebdo". Karikatura mund të jetë fyese për disa.

XS
SM
MD
LG