Vdekja e presidentit të Venezuelës Hugo Chavez ka shtruar pyetjen se çfarë do të ndodhë tani në Venezuelë dhe si do të jenë marrëdhëniet e saj me vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Rodgers, analistët nuk presin që marrëdhëniet e tensionuara mes Uashingtonit dhe Karakasit të ndryshojnë së shpejti.
Vdekja e Presidentit Chavez i ka dëshpëruar përkrahësit e tij, ndërkohë që brenda dhe jashtë Venezuelës shumë njerëz shtrojnë pyetjen se çfarë do të sjellë e ardhmja.
Zoti Chavez, ishte një figurë komanduese dhe karizmatike. Ai përpiqej të ngrihej në skenën botërore, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe atë që ai e shihte si dominim ekonomik dhe politik të Uashingtonit në Amerikën Latine.
Michael Shifter kryeson organizatën Dialogu Ndër-Amerikan në Uashington.
"Ai ishte një njeri që mendonte vetëm për pushtet. Nuk mund ta kuptosh dot Chavezin, atë që bëri dhe atë që nuk bënte dot, nëse nuk kupton oreksin e tij të madh për pushtet – pushtet brenda Venezuelës, pushtet brenda Amerika Latine dhe kjo nënkuptonte sfidën ndaj superfuqisë".
Ai akuzonte shpesh Shtetet e Bashkuara se minonin revolucionin e tij socialist. Një përpjekje e dështuar për grusht shteti në vitin 2002 e mbështetur heshturazi nga administrata Bush, e armiqësoi më tej udhëheqësin e Venezuelës me SHBA.
Kjo armiqësi nuk ka gjasa të ndryshojë së shpejti.
Në një takim të të organizuar ditën e vdekjes së zotit Chavez, Zëvendës Presidenti Nikolas Maduro akuzoi Uashingtonin se komplotonte për të minuar Venezuelën dhe njoftoi dëbimin e dy diplomatëve amerikanë.
Kjo nuk është shenjë e mirë për marrëdhëniet e ardhshme, thotë Carl Meacham i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Carl Meacham, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare
"Kjo do të thotë se vendi vazhdon me skenarin e çavizmit - gjithmonë duke fajësuar Shtetet e Bashkuara apo ndonjë entitet të huaj për të zhvendosur vemendjen nga problemet që ata kanë në Venezuelë."
Pavarësisht nga kjo, Venezuela është një furnizues i madh nafte për Shtetet e Bashkuara. Ajo madje jep naftë me çmim të lirë për ngrohje për amerikanët e varfër, me anë të një organizate jofitimprurëse.
Profesori i Universitetit Amerikan Philip Brenner thotë se kjo tregon se marrëdhëniet mes dy vendeve mund të përmirësoheshin nëse Uashingtoni pranon një realitet të caktuar.
"Unë mendoj se ka rëndësi të kujtojmë se Venezuela kurrë nuk ka kërcënuar të na presë furnizimet me naftë, nuk ka bërë asgjë që të dëmtojë interesat amerikane, përveç se ka sfiduar dominimin e SHBA."
Nën Presidenti Maduro, ish-ministër i jashtëm dhe ish-drejtues i sindikatës, pritet të qeverisë Venezuelën. Sipas zotit Shifter tani për tani ai mund të tregohet më pragmatik në marrëdhëniet me Uashingtonin.
"Ajo që mund të presim nga Maduro është një qëndrim shumë i ashpër, ideologjik, qëndrim konfrontues në publik, por mendoj se në prapaskenë ai do të përpiqet t'i zbusë gjërat, do të përpiqet që të paktën të krijojë kanale komunikimi, duke përfshirë edhe me Shtetet e Bashkuara."
Ndërkohë, akuzat e zotit Maduro janë hedhur poshtë nga zyrtarët amerikanë të cilët i kanë kufizuar komentet e tyre në fushat e mundshme të bashkëpunimit, si lufta kundër narkotikëve dhe energjia.