Lidhje

Kina liron nga burgu disidentin Xu Zhiyong


Kina ka liruar nga burgu Xu Zhiyong, një aktivist i shquar i të drejtave civile. Xu u lirua të shtunën dhe avokati i tij tha se ai ishte mirë me shëndet, por nuk ofroi hollësi.

Xu u dënua në vitin 2014 për organizimin e një “tubimi të paligjshëm me synimi prishjen e rendit publik”, një akuzë e paqartë që aktivistët thonë se është përdorur për të bërë të heshtin kritikët ndaj qeverisë.

Ai ishte një nga themeluesit e Lëvizjes së Qytetarëve të Rinj, anëtarët e së cilës mbajtën protesta paqësore në Pekin dhe qytete të tjera, për çështje që ishin në përputhje me qëllimet e deklaruara të Partisë Komuniste.

Lirimi i disidentit Xu vjen vetëm disa ditë pas vdekjes së disidentit tjetër kinez, Liu Xiaobo, fitues i çmimit Nobel për Paqen. Ai vdiq pas një beteje me kancerin e mëlçisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG