Kina ktheu sot një dron nënujor amerikan që e kishte kapur javën e kaluar në ujëra ndërkombëtare në Detin e Kinës së Jugut.
Zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook tha se kthimi i dronit u bë në të njëjtin vend ku Kina e kapi mjetin nënujor, i cili shërben për të matur përqindjen e kripës dhe temperaturat e ujit.
Zëdhënësi Cook tha se akti i Kinës bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe standardet e veprimit mes dy marinave ushtarake në det.
Kina reagoi duke thënë se transferimi i mjetit në duart e amerikanëve ishte bërë në mënyrë të rregullt, pas konsultimeve miqësore mes dy vendeve.
Ministria e Jashtme kineze akuzoi Shtetet e Bashkuara se kryejnë operacione të rregullta përgjimi në brigjet ujore të Kinës, gjë që kundërshtohet fuqimisht nga Pekini.
Incidenti rizgjon shqetësimet e Uashingtonit dhe aletëve në tij aziatikë për militarizimin e Detit të Kinës së Jugut nga autoritetet e Pekinit.