Lidhje

Kinë, shirat e rrëmbyer shkaktojnë viktima


Në Kinë, shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar vërshime të mëdha, mbi 150 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur.

Provinca veriore Hebei ka përjetuar përmbytjet më të mëdha, prej andej është edhe shumica e të vdekurve, 114 vetë dhe mbi 100 të tjerë figurojnë në humbur.

Autoritetet i kanë detyruar më tepër se 300 mijë benorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Stuhia e shoqëruar me shira të mëdha ka shkaktuar përrenj të rrëmbyer, rrëshqitje të dheut, duke shkatërruar mbi 50 mijë shtëpi.

Në këto kushte, është shtuar së tepërmi zemërimi i publikut ndaj zyrtarëve, që nuk i paralajmëruan njerëzit në kohën e duhur për t’u përgatitur për stuhinë. Kryeministri kinez i bëri thirrje zyrtarëve që të merren masa të menjëhershme dhe të venë në plan të parë shpëtimin e jetës së njerëzve.

XS
SM
MD
LG